Befasi: Johnson takohet me Zelenskyn

Evropë

Befasi: Johnson takohet me Zelenskyn

Nga: V.N Më: 9 prill 2022 Në ora: 16:13
Johnson dhe Zelensky

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson po zhvillon një takim me Presidentin Zelensky në Kiev këtë pasdite.

Ambasada e Ukrainës në Londër ka postuar në Twitter një fotografi të dy burrave duke zhvilluar bisedime.

Ne do t'ju sjellim më shumë detaje kur t'i marrim ato.

Kujtojmë që kryediplomati i Bashkimit Europian, Josep Borrell, pas vizitës që pati në Ukrainë, tha se 500 milionë euro shtesë i ka ndarë për ushtrinë ukrainase, si dhe paralajmëroi sanksione më të ashpra ndaj Rusisë, përfshirë edhe naftën.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat