Zjarr i madh në Greqi, luftë për të shuar flakët

Evropë

Zjarr i madh në Greqi, luftë për të shuar flakët

Më: 11 prill 2022 Në ora: 09:26
Ilustrim

Një zjarr i madh ka shpërthyer në zonën pyjore Mola Kalyva, në Kassandra të Chalkidikisë në Greqi.

Në vendngjarje po operojnë 150 zjarrfikës me 40 automjete dhe gjashtë grupe këmbësore.

Ndërsa katër avionë Canadair po operojnë nga ajri, si pasojë e terrenit të vështirë ku ka shpërthyer zjarri.

Sipas informacioneve nga autoritet lokale, zonat e banuara përreth nuk rrezikohen nga zjarri, ndërsa era e fortë po vështirëson shuarjen e flakëve të mëdha që po përhapen nga momenti në moment.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat