Pse Rusia ka vënë tani në shënjestër Kievin?

Evropë

Pse Rusia ka vënë tani në shënjestër Kievin?

Nga: A.SH Më: 16 prill 2022 Në ora: 16:54
Ukrainë

Një analizë mbi zhvillimet e fundit që po ndodhin në Ukrainë e ka dhënë Zëvendës-Marshalli i Ajrit Sean Bell.

Ai tha se sulmet në Kiev gjatë natës nga forcat e Kremlinit ishin me gjasë një formë "hakmarrjeje" për humbjen e anijes luftarake ruse, raporton Sky News, përcjell Bota sot.

"Duket se është shënjestrim strategjik. Ka objektiva specifike në të gjithë Ukrainën që mund të kenë të bëjnë me prodhimin e raketave ose prodhimin e avionëve," tha ai.

"Ato objektiva do të kenë qenë të njohura paraprakisht për rusët për vite me radhë, por pse ata do të zgjidhnin tani t'i shënjestrojnë Kievin?

Duke folur për zjarrin në bordin e flotës së Detit të Zi, Bell tha: "Rusët i janë përmbajtur historisë së tyre dhe pretendojnë se ka humbur nga shpërthimi brenda në anije.

"Shpërthimi i anijes dhe rreziku nga zjarri është një nga gjërat më të rëndësishme për të cilat ekuipazhet stërviten çdo ditë.

"Të kesh një zjarr kaq të rëndë sa të shkaktojë fundosjen e anijes është e pazakontë, veçanërisht koha e tij."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat