Miliona euro për ngjalljen e fshatit të fjetur italian

Evropë

Miliona euro për ngjalljen e fshatit të fjetur italian

Më: 17 prill 2022 Në ora: 15:59
Kalaja e Kalashos

Rrugët janë të heshtura, ndërsa macet enden nëpër shtëpitë e braktisura.

Por pamja nga kalaja e Kalashos është mahnitëse – mbase mjaftueshëm e mirë për ta shpëtuar këtë fshat italian buzë vdekjes.

Zyrtarët lokalë e kanë vënë restaurimin e rrënojave dhe joshjen e turistëve në qendër të përpjekjes së tyre për të ringjallur fshatin, i cili ka fituar 20 milionë euro nga fondet e ndara pas pandemisë nga Bashkimi Evropian.

I rrethuar nga malet e Abrucos të mbuluara nga bora, Kalasho është një ndër 21 fshatrat e braktisura, të cilat qeveria italiane po i ndihmon bashkërisht me 420 milionë euro. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat