Spanja ju lejon të jetoni dhe të punoni atje deri në 3 vjet

Evropë

Spanja ju lejon të jetoni dhe të punoni atje deri në 3 vjet

Më: 20 prill 2022 Në ora: 06:44
Ilustrim

Spanja po planifikon të mundësojë një 'vizë nomade dixhitale', për shumë njerëz që mund të punojnë në distancë, pasi ligji i ri do t’i lejojë vizitorët që të jetojnë dhe të punojnë atje deri në 3 vjet.

Sipas Aktit të Fillimit të prezantuar së fundmi në Parlamentin Spanjoll, njerëzit që punojnë në distancë për kompanitë e huaja do të lejohen të jetojnë në vend pa pasur nevojë për vizë të plotë pune.

Shumë destinacione të veçanta në Spanjë, kryesisht ato rurale dhe qytetet e vogla, kanë mbetur me pak banorë. Qytetet dhe fshatrat do t’i bashkohen Rrjetit Kombëtar të Fshatrave Mirëpritëse për Punëtorët në Distancë (Red Nacional de Pueblos Acogedores para el Teletrabajo) për të inkurajuar njerëzit që punojnë në distancë që të vizitojnë Spanjën. Këto vende kanë më pak se 5,000 banorë dhe duan të tërheqin banorë të rinj.

Viza e re spanjolle për punonjësit në distancë është krijuar për punonjësit e huaj nga Zona Ekonomike Jo-Europiane (ku bën pjesë edhe vendi ynë). Njerëzit me pasaporta të BE-së ose që vijnë nga vendet e zonës Shengen mund të punojnë në distancë në Spanjë për më pak se 6 muaj, pa pasur nevojë të regjistrohen zyrtarisht.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat