​UNHCR: Më shumë se 5 milionë njerëz u larguan nga Ukraina për shkak të luftës

Evropë

​UNHCR: Më shumë se 5 milionë njerëz u larguan nga Ukraina për shkak të luftës

Më: 20 prill 2022 Në ora: 12:56
Foto ilustrim

Komisionari i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR) ka bërë të ditur sot se numri i njerëzve që janë larguar nga Ukraina që kur Rusia pushtoi atë vend ka kaluar pesë milionë.

Numri i ukrainasve që kanë ikur jashtë vendit që kur Rusia pushtoi Ukrainën më 24 shkurt është tani 5.010.971, tha UNHCR.

Po ashtu thuhet se më shumë se 12 milionë njerëz u detyruan të lënë shtëpitë e tyre për shkak të luftës në Ukrainë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat