Ministria e Mbrojtjes: Rusia “shpreson për suksese” në Ukrainë për Ditën e Fitores

Evropë

Ministria e Mbrojtjes: Rusia “shpreson për suksese” në Ukrainë për Ditën e Fitores

Nga: A.SH Më: 21 prill 2022 Në ora: 08:09
Festa Dita e Fitores, Rusi

Rusia ka të ngjarë se dëshiron të demonstrojë suksese të rëndësishme përpara festimeve të tyre vjetore të Ditës së Fitores më 9 maj dhe kjo mund të ndikojë se sa shpejt dhe me forcë ata përpiqen të kryejnë operacione në prag të kësaj date, thotë Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar, raporton BBC, përcjell Bota sot.

Dita e Fitores feston BRSS që mundi Gjermaninë naziste dhe shënon një festë të madhe vjetore në Rusi.

Forcat ruse tani po përparojnë në Donbas si pjesë e një ofensive të ripërtërirë pasi nuk arritën të marrin Kievin.

Forcat po lëvizin drejt qytetit të Kramatorsk, "i cili vazhdon të jetë në ndikim nga sulmet e vazhdueshme me raketa", thotë Ministria e Mbrojtjes në një përditësim të fundit.

“Nivelet e larta të aktivitetit ajror rus vazhdojnë teksa Rusia kërkon të ofrojë mbështetje të afërt ajrore për ofensivën e saj në Ukrainën lindore, për të shtypur dhe shkatërruar aftësitë e mbrojtjes ajrore të Ukrainës”, thuhet në deklaratë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat