Kryeministrja e Danimarkës dhe ai i Spanjës do të takohen sot me Zelensky

Evropë

Kryeministrja e Danimarkës dhe ai i Spanjës do të takohen sot me Zelensky

Nga: A.SH Më: 21 prill 2022 Në ora: 09:10
Mette Frederiksen dhe Pedro Sanchez

Kryeministrja e Danimarkës dhe ai i Spanjës po takohen sot në Kiev me Presidentin Volodymyr Zelensky.

Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez ka mbërritur tashmë në kryeqytetin e Ukrainës për të takuar liderin e vendit, tha zyra e tij këtë mëngjes, raporton Sky News, përcjell Bota sot.

Nuk ishte menjëherë e qartë nëse kryeministrja e Danimarkës Mette Frederiksen kishte mbërritur ende.

Palët do të diskutojnë mbështetjen e mëtejshme për ukrainasit dhe ndjekjen penale të "krimeve të luftës dhe shkeljeve të të drejtave të njeriut", tha në një deklaratë kryeministria daneze.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat