U fundos në Detin e Zi, anija ruse Moskva kthehet në objekt të trashëgimisë kulturore të Ukrainës

Evropë

U fundos në Detin e Zi, anija ruse Moskva kthehet në objekt të trashëgimisë kulturore të Ukrainës

Më: 22 prill 2022 Në ora: 17:57
Dhe tani, rrënojat e krenarisë së flotës ruse janë shpallur objekt i trashëgimisë kulturore nënujore të Ukrainës

Mbytja e anijes luftarake “Moska” është një nga ngjarjet përcaktuese të luftës në Ukrainë deri më tani.

Ishte anija kryesore e Flotës ruse të Detit të Zi, kryqëzor raketor me më shumë se 500 ekuipazh, ndërsa u fundos nga një vend me një marinë shumë më të vogël.

Dhe tani, rrënojat e krenarisë së flotës ruse janë shpallur objekt i trashëgimisë kulturore nënujore të Ukrainës. Numri #2064 për të qenë të saktë, i përket kategorisë së pajisjeve të rralla shkencore ose teknike, raporton BBC.

Në një postim në faqen e tyre zyrtare në Facebook, Ministria e Mbrojtjes shkroi “80 milje nga Odesa, kryqëzori i famshëm dhe objekti më i madh i fundosur në fund të Detit të Zi mund të admirohen pa shumë zhytje!”

Rrënojat janë në një thellësi rreth 45-50 metra. Mbytja e “Moskës” nuk ishte vetëm fitore ushtarake, por edhe psikologjike për Ukrainën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat