Publikohet momenti kur tërmeti e tronditi edhe një herë Bosnjën

Evropë

Publikohet momenti kur tërmeti e tronditi edhe një herë Bosnjën

Më: 24 prill 2022 Në ora: 10:46
Pamje nga Bosnja

Bosnjë e Hercegovina është goditur sërish mëngjesin e sotëm nga një tërmet i fuqishëm. Tërmeti ka ndodhur në orën 6:27, dhe sipas Qendrës Sizmologjike Euromesdhetare (EMSC), magnituda ka qenë 4.8 ballë të shkallës Rihter.

Epiqendra e tërmetit të ri u regjistrua 13 kilometra nga Stolaci dhe 40 kilometra nga Mostari në një thellësi prej tetë kilometrash.

Gazeta boshnjake Dnevni Avaz raporton se qytetarët janë të tmerruar nga tërmeti i ri dhe siç raportojnë në rrjetet sociale, ky tërmet i fuqishëm është ndjerë në Sarajevë, Tuzla, Zenicë, Trebinje e Bihaq.

Në rrjetet sociale janë shpërndarë incizimet e para të momentit të tërmetit të ri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat