Një aeroplan trajnues u rrëza midis ndërtesave të banimit në Bursa të Turqisë, dy të vdekur

Evropë

Një aeroplan trajnues u rrëza midis ndërtesave të banimit në Bursa të Turqisë, dy të vdekur

Më: 25 prill 2022 Në ora: 19:15
Një aeroplan trajnues u rrëza midis ndërtesave të banimit në Bursa të Turqisë

Një aeroplan me një motor u rrëzua të hënën në një zonë banimi në Bursa, një provincë veriperëndimore në Turqi.

Sipas mediave të huaja, aeroplani po fluturonte pranë aeroportit Yunuseli, një qendër për fluturimet stërvitore kur u rrëzua.

Nuk dihen ende shkaqet e rrëzimit, ndërsa pas rrëzimit, ai është përfshirë nga zjarri.

Guvernatori i Bursës, Yakup Canbolat tha se një instruktor fluturimi dhe një pilot praktikant u vranë në aksident.

Pamjet nga vendi i ngjarjes treguan se flakët po ngriheshin midis ndërtesave ku u rrëzua aeroplani, me njerëz që nxituan të dilnin nga shtëpitë e tyre.

Guvernatori tha se aeroplani stërvitor civil ka të ngjarë të jetë rrëzuar për “një arsye teknike” pasi kushtet e motit ishin të përshtatshme për fluturimin.

Guvernatori u tha gazetarëve se përplasja dëmtoi gjithashtu dy shtëpi dhe dy automjete.

Në qershor të vitit 2021, një tjetër aeroplan stërvitor u rrëzua pranë të njëjtës zonë, duke rënë në një pemishte aty pranë.

Instruktori i fluturimit dhe piloti praktikant kishin pësuar lëndime në incidentin me një aeroplan Cessna. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat