Arrestohet kryetari i Gjykatës Ekonomike të Malit të Zi

Evropë

Arrestohet kryetari i Gjykatës Ekonomike të Malit të Zi

Më: 9 maj 2022 Në ora: 19:37
Blazho Jovaniq

Kryetari i Gjykatës Ekonomike të Malit të Zi, Blazho Jovaniq, është arrestuar sot me urdhër të kryeprokurorit Vladimir Novoviq.

Siç shkruan portali rtcg, Jovaniq dyshohet se ka krijuar organizatë kriminale dhe ka keqpërdorur pozitën zyrtare.

Raportohet se tashmë pjesëtarët e Departamentit të Policisë Speciale kanë përfunduar kontrollin në Gjykatën Ekonomike në Podgoricë dhe Jovanoviq është në mbajtje.

Përveç Jovaniqit, në këtë aksion janë arrestuar edhe disa persona të tjerë nga disa qytete malazeze.

Ndryshe, kryeministri Dritan Abazoviq ka pohuar se prioritet i qeverisë që drejton ai është lufta kundër korrupsionit dhe nepotizmit. 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat