Sulmohet me vezë ministrja e Jashtme e Gjermanisë

Evropë

Sulmohet me vezë ministrja e Jashtme e Gjermanisë

Më: 9 maj 2022 Në ora: 20:35
Annalena Baerbock, foto ilustrim

Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock ishte sot në një tubim parazgjedhor në Wuppertal, ku u sulmua me vezë.

Përkatësisht, Baerbock mori fjalën në tubimin parazgjedhor për të mbështetur kandidaten e “të gjelbërve”, Mona Neubauer. Në një moment një grua filloi të hidhte vezë në drejtim të ministres.

Zyrtarja gjermane reagoi me qetësi dhe me mjeshtëri shmangu vezën ndërsa vazhdoi të mbajë fjalimin.

“Mund të hedhësh vezë sa të duash”, tha ajo gjersa iu drejtua edhe gruas që hidhte vezë, “ke të drejtë të shprehësh mendimin, por kjo nuk është mënyra më e mirë”.

Policia tha se “veza ka humbur objektivin” dhe se ndaj gruas që ka hedhur vezën është ngritur kallëzim penal për tentim të lëndimeve trupore.

Ndryshe, tubimi u mbajt përpara zgjedhjeve provinciale në North Rhine-Westphalia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat