Vjenë: Treni del nga binarët, vdes një person

Evropë

Vjenë: Treni del nga binarët, vdes një person

Më: 9 maj 2022 Në ora: 21:16
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një person ka vdekur sonte kur një tren pasagjerësh doli nga binarët pranë Vjenës, njofton Kryqi i Kuq.

Dy persona të tjerë u lënduan rëndë dhe 11 të tjerë morën plagë të lehta, tha një zëdhënës i Kryqit të Kuq.

Aksidenti ka ndodhur në jug të kryeqytetit austriak, në zonën e qytetit të Muenchendorf.

Për momentin nuk dihen shkaqet e aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat