​E bllokuar nga deti, ekonomia e Ukrainës humbet 170 milionë dollarë në ditë

Evropë

​E bllokuar nga deti, ekonomia e Ukrainës humbet 170 milionë dollarë në ditë

Më: 10 maj 2022 Në ora: 00:07
Foto ilustrim

Ukraina po humbet 170 milionë dollarë çdo ditë kur shkëputet nga deti, ka thënë kryeministri i vendit.

Denys Shmyhal tha se kapaciteti kombëtar i eksportit në Ukrainë ishte më shumë se përgjysmuar.

“Nëntëdhjetë milionë tonë prodhime bujqësore, të cilat Ukraina planifikoi të eksportonte në vendet e Azisë, Afrikës dhe Evropës, janë bllokuar”, tha Shmyhal, duke folur në qytetin jugor të Odesa-s së bashku me Charles Michel, president i Këshillit Evropian.

SHBA tha të hënën se do të pezullojë tarifat për çelikun ukrainas për një vit, duke përmendur dëmin që lufta i ka shkaktuar industrisë.

Në vitin 2018, ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, vendosi një tarifë prej 25% për importet e çelikut nga vende, përfshirë Ukrainën.

SHBA ranë dakord të lehtësojnë tarifat e kohës së Trump për dërgesat e çelikut dhe aluminit në Britaninë e Madhe në muajin mars.

Kjo pasoi marrëveshjet e mëparshme me Bashkimin Evropian dhe Japoninë mbi taksat e diskutueshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat