Zelensky: Do të vazhdojmë të punojmë për mbrojtjen tonë, flamuri ukrainas do të kthehet

Evropë

Zelensky: Do të vazhdojmë të punojmë për mbrojtjen tonë, flamuri ukrainas do të kthehet

Nga: A.M. Më: 10 maj 2022 Në ora: 05:59
Presidentit Zelenskyy

Presidentit Zelenskyy gjatë fjalimit të mesnatës ka thënë se historia do ta mbajë Rusinë përgjegjëse për rikthimin e luftës në kontinent, raporton CNN, përcjell "Bota sot".

Ai shtoi: "Dhe ne, ukrainasit, do të vazhdojmë të punojmë për mbrojtjen tonë, fitoren tonë dhe për rivendosjen e drejtësisë. Sot, nesër dhe çdo ditë tjetër që është e nevojshme për të çliruar Ukrainën nga pushtuesit."

Presidenti përfundoi duke falënderuar të gjithë ata që mbrojnë Ukrainën dhe duke u premtuar atyre se flamuri i tyre do të valojë sërish mbi qytetet e saj.

"Flamuri ukrainas do të kthehet. Sepse ky është vendi ynë. Një vend i lirë evropian," tha ai.
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat