Tërmet në Serbi

Evropë

Tërmet në Serbi

Më: 10 maj 2022 Në ora: 22:21
Foto ilustrim

17 kilometra larg Krushevcit dhe 46km larg Nishit në Serbi, sonte në orët e mbrëmjes është regjistruar një termet.

Lëkundjet e tokës kanë qenë me magnitudë prej 4 shkallë të Rihterit.

Epiqendra e tërmetit ishte në afërsi të Krushevcit.

Tërmeti ka ndodhur saktësisht në orën 21:38.

Deri më tash nuk është raportuar për pasoja eventuale në njerëz apo objekte.

Kohëve të fundit, ka pasur lëkundje në Ballkan. Para disa javësh, një tërmet ka goditur Bosnje e Hercegovinën, ku një person humbi jetën, tre u lënduan e pati shumë dëme materiale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat