​BE lehtëson masat kundërCOVID-19 për pasagjerët e linjave ajrore

Evropë

​BE lehtëson masat kundërCOVID-19 për pasagjerët e linjave ajrore

Më: 11 maj 2022 Në ora: 17:38
Foto ilustrim

Bashkimi Evropian ka lehtësuar masat kundërCOVID-19 për udhëtarët e linjave ajrore, duke hequr rekomandimin e vendosjes së maskave në aeroporte dhe në avionë nga e hëna, njoftoi sot Agjencia Evropiane e Sigurisë së Aviacionit (EASA) dhe autoriteti shëndetësor i BE-së ECDC.

“Për pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit, ky vendim përfaqëson një hap të madh drejt normalizimit të udhëtimit ajror”, tha shefi i EASA, Patrick Ky.

Në të njëjtën kohë, autoritetet thanë se mbajtja e maskave mbetet një nga metodat më të mira për të parandaluar transmetimin e koronavirusit.

Lehtësimi i masave vjen pasi efektet e pandemisë vazhdojnë të zvogëlohen, veçanërisht për shkak të shkallës së lartë të vaksinimit, heqjes së vazhdueshme të kufizimeve në shtetet evropiane./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat