Lutje për Elon Musk: Ti si 'mbinjerëzor' na ndihmo me evakuimin e Mariupolit

Evropë

Lutje për Elon Musk: Ti si 'mbinjerëzor' na ndihmo me evakuimin e Mariupolit

Nga: H.O. Më: 12 maj 2022 Në ora: 06:49
Azovstal ka qenë për javë të tëra nën bombardimet e rënda ruse

Një komandant ukrainas i marinës, i izoluar me luftëtarë të tjerë në fabrikën e çelikut Azovstal në Mariupol, i ka bërë thirrje personalisht Elon Musk për t'i ndihmuar ata të largohen me siguri nga qyteti jugor që prej javësh është i rrethuar nga pushtuesit rusë, shkruan BBC, transmeton Bota sot.

Në një postim në Twitter, Serhiy Volyna shkroi: "Njerëzit thonë se ju vini nga një planet tjetër për t'i mësuar njerëzit të besojnë në të pamundurën.

"Planetet tanë janë pranë njëri-tjetrit, pasi unë jetoj aty ku është pothuajse e pamundur të mbijetosh. Na ndihmo të dalim nga Azovstal në një vend ndërmjetësues. Nëse jo ti, atëherë kush? Më jep një sugjerim."

Në një postim të veçantë në Facebook, Volyna e përshkroi Musk si një "mbinjerëzor", duke i kërkuar që të ndihmonte me evakuimin në "një vend të tretë".

Qindra marinsa - si dhe luftëtarë të regjimentit Azov, anëtarë të Gardës Kombëtare dhe roje kufitare - janë mbrojtësit e fundit ukrainas që strehohen nga bombardimet e rënda ruse në bunkerët e nëndheshëm në Azovstal, një zonë e madhe industriale.

Musk deri më tani nuk ka komentuar lutjen e komandantit të marinës.

Të gjitha përpjekjet për të evakuuar luftëtarët ukrainas, shumë prej të cilëve janë plagosur rëndë, deri më tani kanë qenë të pasuksesshme. Megjithatë, qindra civilë janë lejuar të largohen nga vendi ditët e fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat