Finlanda pro aplikimit për anëtarësim në NATO

Evropë

Finlanda pro aplikimit për anëtarësim në NATO

Nga: H.O. Më: 12 maj 2022 Në ora: 09:45
Ilustrim

Finlanda duhet të paraqesë një kërkesë për t'u bashkuar me aleancën ushtarake të NATO-s, thanë presidenti finlandez Sauli Niinisto dhe kryeministrja Sanna Marin në një deklaratë të përbashkët të enjten, shkruan BBC, transmeton Bota sot.

"Finlanda duhet të aplikojë për anëtarësim në NATO pa vonesë," thanë Niinisto dhe Marin.

Ky është një ndryshim i madh i politikës i shkaktuar nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia.

Finlanda, e cila ndan një kufi prej 1,300 km (810 milje) dhe një të kaluar të vështirë me Rusinë, ka mbetur më parë jashtë aleancës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat