Ukraina: 210,000 fëmijë të dëbuar me forcë

Evropë

Ukraina: 210,000 fëmijë të dëbuar me forcë

Nga: H.O. Më: 13 maj 2022 Në ora: 17:56
Lyudmyla Denisova ka dokumentuar raste të abuzimit kundër civilëve ukrainas gjatë luftës

Më shumë se 200,000 fëmijë ishin në mesin e 1.2 milionë ukrainasve të dëbuar nga vendi kundër vullnetit të tyre që nga fillimi i luftës, ka thënë Avokati i Popullit i Ukrainës për të drejtat e njeriut.

Duke u shfaqur në televizionin kombëtar, Lyudmyla Denisova akuzoi Moskën se donte t'i bënte fëmijët qytetarë rusë:

“Kur na nxjerrin fëmijët, shkatërrojnë identitetin kombëtar, e privojnë vendin tonë nga e ardhmja. Ata u mësojnë fëmijëve tanë atje, në rusisht, historinë që Putini u ka treguar të gjithëve”.

Denisova nuk ka ofruar asnjë provë për të mbështetur pretendimet e saj dhe BBC nuk ka qenë në gjendje t'i verifikojë ato.

Moska ka mohuar se ka synuar qëllimisht fëmijët gjatë konfliktit dhe thotë se ofron ndihmë humanitare për ata që duan refugjatët që duan të largohen nga vendi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat