Irakiani i armatosur sulmon pasagjerët e trenit në Gjermani

Evropë

Irakiani i armatosur sulmon pasagjerët e trenit në Gjermani

Më: 13 maj 2022 Në ora: 22:46
Policia gjermane

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e së premtes në Gjermani, ku një person i armatosur me thikë sulmoi pasagjerët e një treni.

Ngjarja e rëndë u regjistrua pranë rajonit të Aquisgrana, ku për pasojë 5 persona mbetën të plagosur.

Sipas policisë, autori i ngjarjes ishte një 31 vjeçar nga Iraku, i cili sulmoi papritur personat që gjeti përpara në tren.

Grupi hetimor po heton të gjitha pistat dhe nuk përjashton që sulmi të ketë ndodhur për motive terroriste.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat