Shefat e diplomacive të vendeve të Ballkanit në drekë pune me Borelin dhe kolegët e tyre nga vendet e BE-së

Evropë

Shefat e diplomacive të vendeve të Ballkanit në drekë pune me Borelin dhe kolegët e tyre nga vendet e BE-së

Më: 16 maj 2022 Në ora: 10:33
Nikola Selakoviç

Sot në Bruksel do të organizohet drekë pune me ministrat e jashtëm të vendeve të Ballkanit perëndimor dhe ministrat e vendeve të BE-së nga përfaqësuesi i i lartë i BE-së Josep Borel, njoftojnë burime nga selia e BE-së, transmetojnë “Kurir” dhe “Bota Sot”.

Në njoftimin për takimin e sotshëm thuhet se shefat e diplomacive të vendeve të Ballkanit janë të ftuar nga Borel në drekë pune, të pranishëm në takim do të jenë edhe ministrat e vendeve të BE-së, ndërsa do të  bisedohet për bashkëpunimin rajonal, perspektivën evropiane dhe situatën aktuale rreth luftës dhe problemeve energjetike.

“Kurir” thekson se në drekën e punës në Bruksel do të marr pjesë edhe ministri i jashtëm i Serbisë Nikola Selakoviç.

Takimi ku merr pjesë edhe përfaqësuesi i lartë i BE-së Borel mbahet në takimit dyditor të Këshillit të Evropës për politikë të jashtme, ku një ndër pikat e rendit të ditës do të jetë edhe situata në rajonin e Ballkanit perëndimor.

Gjatë kësaj dreke pune në Bruksel, ministrat e jashtëm të vendeve të Ballkanit do kenë takime bilaterale me kolegët e tyre sikurse dhe me komisarin për zgjerim në BE, Oliver Varhel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat