Vdekje tragjike për të pastrehin në Greqi, 40-vjeçari bëhet copash në koshin e përpunimit të plehrave

Evropë

Vdekje tragjike për të pastrehin në Greqi, 40-vjeçari bëhet copash në koshin e përpunimit të plehrave

Më: 16 maj 2022 Në ora: 16:03
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një i pastrehë ka humbur jetën në mënyrë tragjike.

Trupi i të pastrehut u gjet i shtypur në koshin robot të përpunimit të mbeturinave në veri-lindje të Greqisë, në Aleksandhroupolis.

Mediet greke raportojnë se trupi i viktimës ishte bërë copash nga makineria në koshin robot.Dyshohet se viktima është rreth 40 vjeç.

Trupi i viktimës u nxor nga koshi nga ekipet zjarrfikëse të zonës.

Sipas përshkrimeve të dëshmitarëve i pastrehu kishte hyrë plotësisht në kosh, ndërsa fillimisht u gjet nga një qytetar, i cili në momentin që u afruan te koshi robot pa një këmbë të varej nga atje.

Kryetari i bashkisë së Aleksandhroupolis thotë se viktima nuk është identifikuar ende.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat