​Çmimet e naftës ranë në mëngjes, u rritën sërish pasdite

Evropë

​Çmimet e naftës ranë në mëngjes, u rritën sërish pasdite

Më: 16 maj 2022 Në ora: 19:08
Foto ilustrim

Çmimet e naftës po lëvizin lart e poshtë sot pasi vlerësimet e investitorëve për ofertën dhe kërkesën ndryshojnë nga ora në orë nën ndikimin e informacioneve të ndryshme mbi zhvillimet ekonomike në disa vende dhe rajone të botës dhe deklaratave kontradiktore të zyrtarëve për embargon e BE-së ndaj naftës ruse.

Pas trajektores rënëse të “arit të zi” në tregtimin e mëngjesit, ai bëri kthesë pasdite, duke u forcuar në më shumë se 112 dollarë për fuçi.

Çmimi i naftës evropiane Brent u rrit 1.09 për qind në 112.8 dollarë për fuçi deri në orën 17:58 me orën lokale, ndërsa nafta amerikane WTI u hodh 1.74 për qind në 112.4 dollarë për fuçi, sipas të dhënave nga portali oilprice.com.

Dobësimi i çmimeve të naftës këtë mëngjes ishte për shkak të të dhënave mbi ngadalësimin e prodhimit industrial kinez në prill, rënies së shpenzimeve të konsumatorëve dhe rritjes së papunësisë, si dhe spekulimeve se vendimi i BE-së për të ndaluar importet ruse të naftës do të vonohet.

Megjithatë, më vonë gjatë ditës, tendenca rënëse e çmimeve u përmbys pasi disa diplomatë nga blloku 27-vendesh thanë se një marrëveshje mbi një embargo të naftës do të arrihet në ditët në vijim, që do të thotë se prodhimi rus i naftës dhe dërgesat në tregun global do të bien.

Gjithashtu, rritja e çmimeve u stimulua nga kërkesa e madhe e rafinerive amerikane për naftë bruto me qëllim rritjen e prodhimit të karburanteve motorike në prag të sezonit të ardhshëm të udhëtimeve verore.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat