​Finlanda e Suedia do të blejnë armë së bashku

Evropë

​Finlanda e Suedia do të blejnë armë së bashku

Më: 18 maj 2022 Në ora: 19:23
Foto ilustrim

Finlanda dhe Suedia do të blejnë bashkërisht armë zjarri portative dhe armë antitank, njoftoi sot Ministria e Mbrojtjes finlandeze, ndërsa dy vendet nordike paraqitën aplikime për anëtarësim në paktin e NATO-s.

Të dy vendet do të forcojnë bashkëpunimin duke iu bashkuar marrëveshjes për prokurimin e armëve antitank nga prodhuesi suedez i armëve Saab Dynamics.

Ministri finlandez i Mbrojtjes Anti Kaikonen miratoi gjithashtu përgatitjet për blerjen e përbashkët të armëve të zjarrit të kalibrit të vogël.

Këtu përfshihen pushkë sulmi dhe armë mbrojtëse personale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat