Temperatura në Spanjë 42 gradë/ Përvëlim që në maj, ekspertët ngrenë supet!

Evropë

Temperatura në Spanjë 42 gradë/ Përvëlim që në maj, ekspertët ngrenë supet!

Më: 21 maj 2022 Në ora: 13:55
Temperatura në Spanjë 42 gradë

Spanja po përgatitet për një valë të nxehti me ‘intensitet të jashtëzakonshëm’ , me temperatura të muajit maj të paregjistruara ndonjëherë më parë.

Ajri i nxehtë nga Saharaja pritet ta çojë termometrin në gati 42 gradë Celsius, duke sjellë përveç vapës përvëluese, edhe rrezikun e një reje të kuqe pluhuri por edhe shpërthimit të zjarreve.

Agjencia meteorologjike spanjolle parashikon një nga muajt maj më të nxehtë.

“Vera po fillon në pranverë”, ishte komenti i saj, ndërsa njoftoi aktivizimin e planit të vet kombëtar për një valë të pazakontë të nxehti.

Më shumë, dielli do të nxehë rajonet e Andaluzisë dhe ato rreth luginës së Ebros, ku temperaturat do të kapërcejnë 40 gradët celsius, diçka e padëgjuar kjo për zonën në këtë periudhë të vitit.

E premtja dhe e shtuna do të jenë ditët më të nxehta në terma të përgjithshëm dhe, megjithëse do të ketë një rënie të temperaturave të dielën në pjesën perëndimore të gadishullit, rajonet lindore të Spanjës do të digjen, thonë ekspertët.

Temperatura rekord për pranverën janë shënuar edhe në Francë, ku ekspertët flasin për një valë jo normale të nxehti, ndërsa disa zona janë pllakosur dhe nga thatësira.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat