Policia ndërpret paradën e LGBTQ në një universitet në Turqi, arreston të gjithë pjesëmarrësit

Evropë

Policia ndërpret paradën e LGBTQ në një universitet në Turqi, arreston të gjithë pjesëmarrësit

Më: 21 maj 2022 Në ora: 21:48
Pamje nga vendi i ngjarjes

Policia në Turqi ka shpërndarë një paradë të LGBTQ në një nga universitetet më të larta publike të vendit dhe arrestoi të gjithë pjesëmarrësit.

Sipas mediave të huaja, policia e trazirave hyri në Universitetin e Bogaziçit dhe rrethoi dhjetëra studentë që mbanin flamuj dhe bënin thirrje për tolerancë.

Ata arrestuan studentët një nga një dhe i futën në autobusët e policisë me duar të lidhura pas tyre.

Siç thuhet më tej, një grup i vogël studentësh u përpoqën t’i rezistonin arrestimit.

Qeveria konservatore e presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan ka ndaluar paradat LGBTQ që nga viti 2015, duke përmendur shqetësimet e sigurisë, “ndjeshmëritë publike” dhe çështje të tjera.

Autoritetet kanë urdhëruar ndalimin e ngjarjeve të tjera të komunitetit LGBTQ gjithashtu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat