Pesë të vdekur pas përplasjes së një aeroplani të vogël në Alpet franceze

Evropë

Pesë të vdekur pas përplasjes së një aeroplani të vogël në Alpet franceze

Më: 21 maj 2022 Në ora: 23:35
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një aeroplan i vogël është rrëzuar në një mal në Francën juglindore, nga i cili aksident kanë gjetur vdekjen pesë persona, sipas mediave lokale.

Siç bëhet e ditur më tej, tragjedia ndodhi në orën 16:50 me orën lokale pranë qytetit të Adrets, në Isère.

Përplasja përfshinte një aeroplan të vogël pasagjerësh të tipit Jodel D140 i cili ishte nisur nga Versoud pranë Grenoble dhe po merrte pjesë në udhëtimin e tij të parë.

Në vendngjarje kanë shkuar dhjetëra zjarrfikës dhe policë, ku në rrënojat u gjetën pesë trupa.

Katër nga viktimat besohet se janë nga e njëjta familje.

Prokurorët e Grenoble kanë urdhëruar një hetim për atë që ka ndodhur, thanë zyrtarët rajonalë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat