​BE: Greqia rol kyç për pavarësinë nga gazi rus

Evropë

​BE: Greqia rol kyç për pavarësinë nga gazi rus

Më: 22 maj 2022 Në ora: 07:58
Foto ilustrim

Çelësi për pavarësinë totale të Evropës Juglindore nga gazi rus është infrastruktura e re e importit dhe tranzitit të gazit që po zhvillohet në Greqi, sipas një njoftimi të Komisionit Evropian.

Krahas projekteve që po zbatohen, Ministria greke e Mjedisit dhe Energjisë javën e kaluar nxori një opinion pozitiv për ndërtimin e gazsjellësit ”EastMed” (Qipro-Greqi-Itali) duke specifikuar kërkesat paraprake mjedisore të projektit.

Tubacioni greko-bullgar i gazit natyror, i cili pritet të vihet në punë gjatë verës, rezervuari i ri i gazit natyror të lëngshëm në Revythousa, i cili gjithashtu pritet të funksionojë në verë, rezervuari lundrues i gazit natyror të lëngshëm në Aleksandropolis në 2023 janë projektet e para që Komisioni Evropian përfshiu në njoftimet e bëra javën e kaluar për programin e BE-së RePower.

Ky program synon zëvendësimin e gazit dhe hidrokarbureve rus, pavarësisht origjinës, me zhvillim të mëtejshëm të burimeve të rinovueshme, diversifikimin e burimeve të furnizimit, fuqizimin e kursimeve të energjisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat