Gazetarja Jelena Obuçina: Vuçiq zhvillon në Serbi mentalitetin e kazermës -Jetojmë mes dy sirenave për alarm

Evropë

Gazetarja Jelena Obuçina: Vuçiq zhvillon në Serbi mentalitetin e kazermës -Jetojmë mes dy sirenave për alarm

Nga: F.B Më: 23 maj 2022 Në ora: 09:04
Jelena Obuçina

"Ishte java e evropianëve, pason java e rusëve, vetëm java e zgjedhjeve, kurrsesi të kalojë”, me këto fjalë gazetarja Jelena Obuçina ka nis emisionin “Pasqyra e ditës” në Neësmax Adria, ku u shpreh se “Jetojmë mes dy sirenave për alarm”, dhe ku kritikoi dhe ironizoi Vuçiqin si “burrështetas të lirë”, shkruan “Nova.rs”, transmeton Bota Sot.

“Po bëhen 8 javë që nga dita e zgjedhjeve edhe përsëri do zgjedhim në Ternoc të Madh – pas votimeve, numërimit, ndarjes së mandateve, përsëri votim, pastaj vjen java e formimit të Kuvendit. Por kur?, Çka mërziteni ju – kur ne jemi të vetmit që kemi burrështetasin më të lirë evropian”, u shpreh Obuçina.

“Ai është digë për sanksionet Rusisë, mbrojtës i shpirtit popullor, ai si thotë Vulini është njeriu më i guximshëm. Dëm, që Vulini nuk e lexon Ivançiqin – sepse deri tash do lëshonte kumtesë me titullin “kroatit të keq” dhe çdo gjë me vulën e ministrisë. Kështu dëshiron Vulin dhe Vuçiqi miraton. Ndërsa Ivançiq sheh se Vuçiq në Serbi po zhvillon “mentalitetin e kazermës”, ku jetojmë mes dy sirenave për alarm.

Vetëm javën që shkoi sirena ka rënë disa herë dhe koha sikur ’44, uri, presione të jashtëzakonshme por edhe dashuri për Evropën edhe qebapë. Këto do bien me zile të telefonit, do thërras vjehrri.

“Këtë më të vjetrin ndër ne nuk e frikëson – pasi ai e di se djathë falas ka vetëm në kurthin e minjve. E ne si duket jemi të orientuar sikur ai i gjori i varfër të cilin Putin edhe Vuçiq ia kanë marr mendtë duke e sjell  dikur” përfundoi Obuçina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat