DW: Scholz do të vizitojë Serbinë më 10 qershor

Evropë

DW: Scholz do të vizitojë Serbinë më 10 qershor

Më: 23 maj 2022 Në ora: 15:12
Olaf Scholz

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, do të vizitojë Ballkanin Perëndimor në qershor.

Media gjermane DW me anë të burimeve të saja ka raportuar se Scholz do të vizitojë Serbinë nga 10 qershori. Ndërsa, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, javën e kaluar në një konferencë para gazetarëve ka thënë se Scholz mund ta vizitojë Serbinë më 12 dhe 13 qershor.

Klan Kosova, ditë më parë kishte raportuar se Scholz do të vizitojë Prishtinën dhe Beogradin, por datat nuk ishin bërë të ditura.

“Unë udhëtoj për vizitë në rajon me premtimin e qartë në bagazh se Ballkani Perëndimor i përket  Bashkimit Evropian”,tha Scholz, gjatë fjalimit në Bundestag (Parlamenti i Gjermanisë), para katër ditëve.

Kreu i shtetit më të fuqishëm të Bashkimit Evropian, ka shtuar se tashmë është koha që Brukseli të ketë angazhim të shtuar për anëtarësimit të Kosovës, Shqipërisë, Serbisë, Bosnjës, Maqedonisë së Veriut e Malit të Zi në Unionin që ka 27 vende anëtare.

“BE-ja tani duhet të kryej punë karshi Ballkanit Perëndimor. Unë po angazhohem, duke udhëhequr bisedime e duke bërë hapa që të arrihet qëllimi dhe që brenda BE-së të hiqen pengesat e fundit nga rruga. Ne do ta ringjallim të ashtuquajturin “Proces i Berlinit” i cili  forcon bashkëpunimin rajonal të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor”

“Mbajtja e premtimeve nga ana jonë për ta nuk është çështje vetëm e besimit tonë, por sot  më shumë se kurrë më parë qëndron integrimi i tyre në interesin tonë strategjik.  Nuk bëhet fjalë vetëm për sigurinë e atij rajoni ku fuqi të jashtme duan të shtrijnë ndikimin e tyre siç është Rusia, por çështja është se pa një Ballkan Perëndimor evropian e stabil, as vetë ne nuk mund të kemi stabilitet”, sqaroi kancelari.

Një vizitë e tillë ishte paralajmëruar nga Scholz në konferencën e përbashkët me kryeministrin Albin Kurti në Berlin, më 4 maj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat