Moment i frikshëm: Dy aeroplanë luftarakë francezë u ‘përplasen’ në ajër

Evropë

Moment i frikshëm: Dy aeroplanë luftarakë francezë u ‘përplasen’ në ajër

Më: 23 maj 2022 Në ora: 21:29
Dy aeroplanë luftarakë francezë u ‘përplasen’ në ajër

Këto pamje thuhet se tregojnë momentin e frikshëm kur dy aeroplanë luftarakë francezë u përplasën në ajër gjatë një shfaqjeje ajrore kombëtare në një bazë ushtarake në Francën jugperëndimore të dielën.

Sipas mediave të huaja, incidenti përfshiu aeroplanin Rafale nga skuadroni i 30-të i dhe ndodhi në bazën 709 Cognac-Châteaubernard në Charente rreth orës 12:40 pasdite.

Për fat të mirë, të dy aeroplanët mundën të uleshin në mënyrë të sigurt, megjithatë ka nisur një hetim për aksidentin që la të dëmtuar pjesën e sipërme të bishtit të njërit prej tyre.

Koloneli Nicolas Lyautey, komandanti i bazës ajrore, tha: “Një prej [aeroplanëve] humbi një pjesë të tij,…”, duke shtuar se ata aterruan ‘pa vështirësi’, ‘askush nuk u lëndua’ dhe një përplasje e tillë ishte ‘shumë e rrallë’.

Dëshmitarët raportuan se kishin dëgjuar një zhurmë dhe një banor në fshatin fqinj të Gensac-la-Pallue tha se mbeturinat ‘dëmtuan një çati’ përpara se ‘të binin në trotuar’.

Sipas France 3, zyra e shtypit e Forcave Ajrore tha se ‘një aksident i tillë është jashtëzakonisht i rrallë’ dhe hera e fundit që një incident i ngjashëm ka ndodhur ishte në prill 2010.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat