Eskalon konflikti/ Babai qëllon me armë zjarri të birin

Evropë

Eskalon konflikti/ Babai qëllon me armë zjarri të birin

Më: 24 maj 2022 Në ora: 16:10
Foto ilustrim

Një 63-vjeçar ka qëlluar me armë zjarri të birin 40-vjeç në Agios Andrianos Nafplio, Greqi.

Sipas medieve greke babë e bir kanë pasur një konflikt midis tyre, sherri ka dalë jashtë kontrollit e si rrjedhojë babai ka qëlluar me armë djalin e tij.

Për fat të mirë plumbi e kapi 40-vjeçarin në këmbë, pa e lënduar rëndë.

Në vendngjarje kanë shkuar ekipet e policisë, të cilët kanë arrestuar 63-vjeçarin, ndërsa i plagosuri është transportuar në spital.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat