​KE përsërit thirrjen për Kroacinë, Bullgarinë e Rumaninë që t'i bashkohen Shengenit

Evropë

​KE përsërit thirrjen për Kroacinë, Bullgarinë e Rumaninë që t'i bashkohen Shengenit

Më: 24 maj 2022 Në ora: 18:36
Foto ilustrim

Komisioni Evropian përsëriti thirrjen e tij që Kroacia, Bullgaria dhe Rumania të pranohen në zonën Shengen, pasi ato plotësojnë të gjitha kriteret.

KE prezantoi sot një raport mbi gjendjen e zonës Shengen për vitin 2022, raporti i parë i tillë që nga miratimi i strategjisë së Shengenit vitin e kaluar.

"Raporti kujton rëndësinë e plotësimit të zonës Shengen dhe i bën thirrje Këshillit të miratojë një vendim që do të lejojë Kroacinë, si dhe Rumaninë dhe Bullgarinë, të bëhen zyrtarisht anëtarë të saj, duke pasur parasysh që të gjitha kriteret janë përmbushur," tha komisioni.

Raporti mbi gjendjen e zonës Shengen do të jetë baza për një diskutim në Forumin Shengen më 2 qershor, duke mbledhur së bashku përfaqësues të Parlamentit Evropian dhe ministrat e brendshëm të vendeve anëtare, dhe për një takim të rregullt të ministrave të brendshëm më 10 qershor.

Prioritetet për vitin e ardhshëm përfshijnë menaxhimin më të fortë të kufirit, kontrollet e kufirit të brendshëm vetëm si mjetin e fundit dhe forcimin e sigurisë së brendshme nëpërmjet bashkëpunimit të zgjeruar policor brenda BE-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat