Ish-presidenti i Moldavisë arrestohet me dyshimin për korrupsion

Evropë

Ish-presidenti i Moldavisë arrestohet me dyshimin për korrupsion

Më: 24 maj 2022 Në ora: 19:38
Ish-presidenti i Moldavisë, Igor Dodon

Ish-presidenti i Moldavisë, Igor Dodon, u arrestua të martën pas një bastisjeje në shtëpinë e tij dhe një sërë adresash të tjera private.

Siç bëhet e ditur, 47-vjeçari është udhëheqësi aktual i bllokut kryesor opozitar të Moldavisë, Partia Socialiste pro-Kremlinit, dhe udhëhoqi vendin nga viti 2016 deri në vitin 2020.

Sipas gjyqësorit moldav, Dodon është nën hetim për korrupsion të dyshuar, tradhti, pasurim të paligjshëm dhe “financim të paligjshëm të partive”.

Prokurorët thanë në një deklaratë të martën se gjithsej 10 ndërtesa dhe 3 makina u kontrolluan si pjesë e bastisjes dhe ishin sekuestruar “sasi të mëdha” parash dhe sende luksi.

“Gjatë kontrolleve”, thuhet në njoftim, “njëri nga personat ka tentuar të gëlltisë dhe asgjësojë dokumentet e gjetura në shtëpinë e tij, të cilat konfirmonin transaksionet e shitblerjes së pasurive të paluajtshme me vlerë rreth 700 mijë euro”.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat