Deputetët e PE-së kërkojnë mbylljen e së ashtuquajturës “Qendër humanitare serbo-ruse në Nish”

Evropë

Deputetët e PE-së kërkojnë mbylljen e së ashtuquajturës “Qendër humanitare serbo-ruse në Nish”

Më: 24 maj 2022 Në ora: 19:40
Foto ilustrim

Disa deputetë të Parlamentit Evropian kanë propozuar një Projektrezolutë që kërkon largimin të ashtuquajturës "Qendra Humanitare serbo-ruse në Nish".

Sipas një njoftimi, propozimi i kërkon nga Serbia që praktikisht ta mbyllë këtë qendër.

"Deputetë të Parlamentit Evropian kanë dorëzuar ndryshimet e Projektrezolutës mbi Serbinë, dhe në mesin e tyre është ajo që i referohet Qendrës ruse në Nish - praktikisht kërkohet largimi i saj", thuhet në njoftim.

Sipas njohësit të çështjeve të Ballkanit Perëndimor, Janusz Bugajski mos largimi i kësaj qendre të inteligjencës ruse, do të nënkuptonte që Serbia është kundër interesave perëndimore.

"Duke mos e larguar këtë hapësirë të inteligjencës ruse, Serbia tregon se me dëshirë i bashkohet perandorisë antiperëndimore të Rusisë", ka shkruar Bugajski në Twitter.

Kujtojmë se kjo qendër nga Rusia përdoret për qëllime të spiunazhit dhe se nuk ka të bëjë me asgjë humanitare dhe se është "shtet brenda shtetit serb".

https://twitter.com/JBugajskiUSA/status/1529084631697563648?fbclid=IwAR1Z15Dkfo0yvg-DzZ4vDKr1NaIYtFvAl6YoMF5ftmzAOigzPAN8Se0LDS4

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat