​Autoritetet gjermane rekomandojnë karantinë pas rritjes së rasteve me linë e majmunëve

Evropë

​Autoritetet gjermane rekomandojnë karantinë pas rritjes së rasteve me linë e majmunëve

Më: 24 maj 2022 Në ora: 22:03
Foto ilustrim

Autoritetet shëndetësore gjermane rekomanduan sot një periudhë izolimi prej të paktën 21 ditësh për të infektuarit me linë e majmunëve, pasi Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) raportoi rreth 250 raste nga 16 vende ku sëmundja është zbuluar kohët e fundit.

Ministri i Shëndetësisë, Karl Lauterbach tha se në fazat e hershme të një epidemie, autoritetet duhet të reagojnë ashpër dhe shpejt.

“Personat e kontaktit gjithashtu duhet të vendosen në karantinë për 21 ditë”, tha Lauterbach, duke shtuar se ai kishte porositur deri në 40.000 doza të vaksinës.

Ai tha se vaksinimi mund të ndihmojë në frenimin e përhapjes së lisë së majmunëve. Ata do t’u ofrohen personave kontaktues, një teknikë e njohur si “vaksinimi unazë”.

Autoritetet shëndetësore britanike njoftuan sot se kishin administruar mbi 1.000 doza të vaksinës së lisë së majmunit “Imvanex” për personat e kontaktit.

Disa lande në Gjermani kanë raportuar prova të infeksioneve të lisë së majmunëve, pas gjurmimit të kontakteve.

Lauterbach tha se lia e majmunëve nuk ihte fillimi i një pandemie të re dhe se ishte, për më tepër, një patogjen me metoda të njohura për ta përmbajtur atë./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat