Kërcënime të shumta me bombë në shkollat dhe institucionet e Sarajevës

Evropë

Kërcënime të shumta me bombë në shkollat dhe institucionet e Sarajevës

Më: 25 maj 2022 Në ora: 17:46
Bosnje-Hercegovinë

Një seri kërcënimesh me bomba janë raportuar në shkolla dhe institucione të tjera qeveritare në Sarajevë, Bosnje Hercegovinë, mëngjesin e së mërkurës; duke detyruar kështu evakuimin e studentëve dhe punonjësve.

Sipas medieve të huaja, zëdhënësi i ministrisë së Brendshme të Kantonit të Sarajevës, Mirza Haziabdic, tha se kërcënimet me bombë u dërguan përmes e-mail adresave të disa shkollave përreth qytetit.

Policia ka marrë menjëherë masat e nevojshme, theksoi ai. Për këtë çështje është informuar edhe prokuroria e qytetit të Sarajevës.

Hadziabdic tha se nuk kishte arsye për panik dhe se policia po kryen hetime për rastin.

Më vonë gjatë ditës, përdoruesit e rrjeteve sociale kanë ndarë përmbajtjen e supozuar të e-mailit që shkolla mori këtë mëngjes.

“Është një bombë në shkollë, dëgjoj zëra në kokë, jam i çmendur, jam përbindësh, do të vras fëmijët, më falni njerëz, në emër të dritës, së ardhmes, amin”, supozohet se shkruhej në shënim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat