Punonjëset e veta i kthente në ‘skllave se*si’, arrestohet biznesmeni i njohur

Evropë

Punonjëset e veta i kthente në ‘skllave se*si’, arrestohet biznesmeni i njohur

Më: 26 maj 2022 Në ora: 14:23
Jacques Bouthier

Një skandal seksual i pabesueshëm shpërtheu në Francë. Jacques Bouthier, CEO i “Assu2000” është burgosur që nga e shtuna, pasi është paditur për trafikim të qenieve të mitura njerëzore, përdhunim të të miturve dhe pjesëmarrje në një shoqatë kriminale me qëllim kryerjen e rrëmbimit. Pra, pjesë e një bande të organizuar. I vendosur në paraburgim, ai dha dorëheqjen nga mandati i tij si president, tha të martën grupi “Vilavi”.

Veprat për të cilat ai akuzohet ngjallin indinjatë. Pasditen e kësaj të hëne, RTL zbuloi veçanërisht dëshminë e një të reje 22-vjeçare, që bëri të mundur nisjen e hetimeve. Kjo e fundit tha se kishte pesë vite “rob”, e mbyllur në një nga banesat e “xhelatit” të saj, ku ishte përdhunuar disa herë. Gjithashtu, sipas informacioneve nga RTL, të paktën shtatë vajza të reja do të kishin përjetuar të njëjtin fat.

Kenza, emri i së cilës është ndryshuar, marokene me origjinë, tha për “Le Parisien” se ishte vetëm 16 vjeçe kur ra në kthetrat e Jacques Bouthier. Ajo nënvizoi se kur mbushi moshën 18 vjeçe, CEO i “Assu 2000” vendosi ta çonte në klube nate, ku do t’i kishte imponuar, prapëseprapë sipas shpjegimeve të së resë, orgji seksuale me grupe burrash të gatshëm për të paguar secili 100 euro.

Kur ish-CEO i “Assu2000” nuk e gjeti më të renë "sipas dëshirës së tij", ai i kërkoi asaj t’i gjente një "zëvendësuese". Ai ishte 75 vjeç atëherë. Një nxënëse 14-vjeçare me kombësi rumune e gjeti veten në dispozicion të shefit të madh përmes Kenza. Kur Jacques Bouthier përpiqej t’i merrte virgjërinë, gjë që vajza e re e refuzoi, Kenza e filmoi skenën pa dijeninë e biznesmenit. Që aty, ajo vendosi ta shantazhojë. Por CEO i “Assu2000” kërcënoi Kenza se do t’i jepte fund jetës së saj në një bordello në Gjermani.

E reja përfundimisht hoqi dorë dhe shkoi në stacionin e policies, në rrethin 19 të Parisit, për të treguar historinë e saj. Jacques Bouthier më pas u vu në përgjim. Më 17 maj, pas një hetimi të kryer prej dy muajsh, biznesmeni u arrestua në shtëpinë e tij në Charente-Maritime, së bashku me shoqëruesin personal.

Pesë persona të tjerë janë arrestuar, akuzuar dhe ndodhen nën hetim. Mes tyre, bashkëshortja e Jacques Bouthier. Hetimet po vazhdojnë dhe mund të çojnë në arrestime të tjera. Mbetet të shihet se sa “skllave seksi” keqtrajtoheshin nga Jacques Bouthier.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat