Serbia vendi që humb më së shumti banorë në gjithë botën, ka më pak serb dhe më të vjetër

Evropë

Serbia vendi që humb më së shumti banorë në gjithë botën, ka më pak serb dhe më të vjetër

Nga: F. B. Më: 28 maj 2022 Në ora: 09:39
Serbia

Çdoherë e mëshomë jemi më pak edhe më të vjetër, nëse vazhdon ky trend deri në gjysmën e këtij shekulli Serbia jugore dhe lindore do mbetet pa 30 deri 40 për qind e banorëve thuhet në raportin “Zhvillimi njerëzor si përgjigje në ndryshimet demografike”, që është dokument strategjik që tregon qasjet e reja në politikën popullore dhe propozon masa të nevojshme si kundërshtim i uljes së numrit dhe plakjes së popullatës në Serbi, shkruan “RTS” transmeton “Bota Sot”.

Trendin e pavolitshëm demografik nuk mund ta zgjidh politika, për shumë prindër problem kryesor janë financat.

“Në treg më së rëndi kalojnë të rinjtë, ata që duhet të lindin fëmijë, kemi qendra parashkollore që zhvillohen por jo për të gjithë pasi të papunët nuk kanë rast të dërgojnë fëmijët aty”, thotë Danilo Vukoviç profesor i Fakultetit Juridik në Beograd.

Këtë e ka kuptuar shteti dhe me masa mbështetëse po inkurajon nënat në lindje të reja, ku fokusi përqendrohet në punësimin e të rinjve përmes programit për të rinj.

"Duhet shkurtuar kohën nga përfundimi i shkollimit deri në punësim, po ashtu nënave të reja, studenteve duhet ofruar lehtësira në provime edhe punë sikurse edhe përfitime tjera”, thotë Darija Kisiç ministër i punës dhe çështjeve sociale.

"Dallime të mëdha në rritjen demografike kanë qendrat edhe zonat rurale, nuk janë fshatrat pikë kyçe por qytetet me madhësi mesatare deri 100 mijë banorë, nëse në to arrihet zhvillimi ekonomik, arsimor, kulturor dhe shërbimeve, mund të ulet trendi negativ në ato zona”, tha Vukoviç.

Nëse jemi pak, secili njeri është me rëndësi, nuk matet suksesi me numrin e banorëve dhe foshnjave të lindura.

Serbia sipas indeksit të zhvillimit njerëzor është në nivelin e shtimit të popullsisë sikur disa vende afrikane të zhvilluara dobët në Azi edhe Afrikë, vetëm kryeqyteti është në nivelin e Polonisë.

"E gjithë vëmendja dhe strategjia e planet janë orientuar në përmirësimin e kushteve për jete, pasi dihet se asnjë politikë as shtet nuk ka të ardhme nëse nuk përmirëson edhe lehtëson jetën e banorëve”, ka thënë Daçiq.

Nëse vazhdon trendi aktual, Serbia do të jetë vendi që më së shpejti do të humb banorët edhe do ulet numri i tyre, krahas plakjes së vazhdueshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat