​BE pa marrëveshje për embargon e naftës, nesër rinisin negociatat

Evropë

​BE pa marrëveshje për embargon e naftës, nesër rinisin negociatat

Më: 29 maj 2022 Në ora: 20:39
Ilustrim

Ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së nuk arritën një konsensus për futjen e paketës së gjashtë të sanksioneve kundër Rusisë sot në Bruksel dhe një përpjekje e re është planifikuar për nesër në mëngjes, pak para samitit special të liderëve të 27 BE-së.

Burime diplomatike të BE-së theksojnë se “ka një gatishmëri” mes vendeve anëtare për të vazhduar bisedimet për vendosjen e embargos së naftës, në kuadër të paketës së gjashtë të sanksioneve, por se pyetja “si dhe në çfarë mënyre” është ende e hapur.

“Pyetja është se si dhe në çfarë mënyre t'i përgjigjemi specifikave kombëtare të vendeve anëtare kur bëhet fjalë për varësinë nga nafta ruse. Disa vende janë 100 për qind të varura nga nafta ruse dhe mbyllja e saj është një detyrë shumë sfiduese. Duhet gjetur përgjigje adekuate për ndërprerjet e furnizimit, për eksportet ndërmjet vendeve. Sistemi që ka ekzistuar prej vitesh duhet të zëvendësohet dhe kjo nuk është e lehtë”, tha një zyrtar i BE-së në kushte anonime.

Qarqet diplomatike në Bruksel hezitojnë të spekulojnë mbi zgjidhjet e mundshme, duke përfshirë një embargo ndaj naftës ruse që arrin në BE nga deti, me përjashtim të tubacioneve në tokë, por thonë se qëllimi është të arrihet në përfundimin se më shumë se dy të tretat e naftës ruse në BE importohet nga deti.

Nëse nesër në mëngjes miratohet paketa e gjashtë e sanksioneve të BE-së, ajo mund të jetë në tryezën e darkës së punës së liderëve të BE-së, takimi i të cilit fillon në orën 16:00 në Bruksel.

Këshilli Evropian vëren se gjatë darkës së liderëve, ata do të diskutojnë mënyrat për të mbështetur dhe ndihmuar Ukrainën, duke përfshirë mbështetjen financiare dhe ushtarake.

Një tjetër temë për darkën në Bruksel do të jetë çështja e energjisë dhe frenimi i rritjes së çmimeve të energjisë në Evropë.

Në ditën e dytë të samitit, të martën, më 31 maj, liderët e BE-së do të shqyrtojnë mundësitë për zhbllokimin e rezervave të drithit në Ukrainë dhe eksportet e tyre, si dhe situatën në tregun global të ushqimit. Pika e dytë e debatit të martën do të jetë siguria dhe mbrojtja e përbashkët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat