Pas kritikave për “dështimin” e organizimit të finales së Champions League, ministri francez sqaron përfundimisht situatën e krijuar

Evropë

Pas kritikave për “dështimin” e organizimit të finales së Champions League, ministri francez sqaron përfundimisht situatën e krijuar

Më: 30 maj 2022 Në ora: 20:04
Tifozët

Finalja e Champions League e cila u mbajt në “Stade de France” të Parisit, solli shumë pakënaqësi dhe akuza nga pala humbëse.

Ndeshja përfundoi me fitoren e Real Madridit dhe pakënaqësinë e Liverpoolit, që nisi që fill pas mbarimit të finales.

Franca dhe UEFA kanë deklaruar se 30,000-40,000 tifozë anglezë rezultuan në stadium pa bileta ose me bileta false, ndërsa kjo gjë ka shkaktuar kaosin që u pasua me pakënaqësitë e mbështetësve të Liverpool.

“Dëshiroj të shpreh keqardhjen tonë për organizimin e kësaj finale, sepse disa njerëz nuk mundën ta shihnin të gjithë ndeshjen. Dhe sigurisht, dënoj edhe gabimet që ndodhën para kësaj ndeshje futbolli. U vu re se kishte një mashtrim masiv në një shkallë industriale dhe organizim për bileta false sepse gjatë kontrollit nga ‘Stade de France’ dhe ‘Federata Franceze e Futbollit’, pa që 70% e biletave ishin false”,  tha Ministri i Brendshëm i Francës, Gerald Darmani.

Sipas Sky News, ai u shpreh se gjysma e arrestimeve ishin shtetas britanik, ndërsa autoritetet franceze kishin ndërmarrë hapa për t’u përgatitur për rrezikun e tifozëve anglez në finale.

Më herët Ministri i Sportit në Francë kishte fajësuar tifozët e Liverpool-it që u shfaqën pa bileta të vlefshme. Në lidhje me skenat e dhunës të cilat kanë nxitur shumë kritika, ai ka folur në një takim me UEFA-n dhe zyrtarët e tjerë për të sqaruar situatën.

Mbretëria e Bashkuar ka kërkuar një hetim të plotë për atë që ndodhi në finalen e “Champions League”, ndërsa Boris Johnson i përshkroi skenat si “thellësisht shqetësuese”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat