Gruaja bëhet nënë për herë të parë në moshën 58-vjeçare

Evropë

Gruaja bëhet nënë për herë të parë në moshën 58-vjeçare

Më: 9 qershor 2022 Në ora: 16:58
Ilustrim

Një grua me origjinë nga Ostuni, në provincën e Brindisit në Itali, ka provuar emocionin e të qenit nënë në moshën 58-vjeçare. Në spitalin Perrino në Brindisi ajo solli në jetë një vajzë të shëndetshme, e cila peshon pak më shumë se 2.3 kilogramë.

“Kemi mundur ta çojmë këtë shtatzëni pothuajse në muajin e nëntë të shtatzënisë në mënyrën më të mirë të mundshme. Nëna dhe foshnja janë në gjendje të mirë. Ngjarja e orëve të fundit është edhe më unike, nëse mendojmë se bëhet fjalë për një paciente 58-vjeçare. Dhe gjithçka shkoi shumë mirë”, shpjegoi shefi i repartit Paolo Amoruso, i cili e ndoqi nënën gjatë gjithë periudhës së shtatzënisë, që u bë e mundur nëpërmjet fekondimit artificial.

“Ne jemi repart i nivelit të dytë, ndaj jemi mësuar të kemi fëmijë edhe më të vegjël. Kjo e porsalindur është absolutisht në përputhje me moshën e shtatzënisë”, siguroi kryemjeku.

Nëna dhe fëmija do të mund të shkojnë në shtëpi në ditët në vijim. Në pritje të tyre është babai i ri, i cili është 63 vjeç.

Nuk është hera e parë që në spitalin e Perrinos lindin fëmijë të nënave në moshë më të madhe se mesatarja; dy vite më parë një grua 56-vjeçare solli në jetë një fëmijë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat