​Banka Qendrore Evropiane njoftoi rritje të normave të interesit në korrik e shtator

Evropë

​Banka Qendrore Evropiane njoftoi rritje të normave të interesit në korrik e shtator

Më: 9 qershor 2022 Në ora: 19:12
Ilustrim

Në konferencën e sotme për shtyp, Banka Qendrore Evropiane (ECB) njoftoi planet për rritjen e normave të interesit në korrik dhe shtator.

Rritja e normës referente evropiane të interesit në korrik është planifikuar nga - 0.5 në -0.25 për qind. Një rritje e re u njoftua për shtator dhe sa zgjatja e saj do të varet nga inflacioni.

Në njoftimin për shtyp të ECB-së theksohet se rritja e normës bazë të interesit në shtator do të varet nga inflacioni i pritshëm në periudhën afatmesme.

Nëse presionet e inflacionit vazhdojnë ose përkeqësohen në periudhën afatmesme, përqindja e rritjes së normave të interesit në shtator mund të jetë më e lartë, njoftoi ECB.

ECB njofton se pas mbledhjes së shtatorit pritet një rritje e mëtejshme graduale e normave të interesit. Sipas deklaratës, gjithçka do të varet nga të dhënat aktuale dhe vlerësimet e inflacionit në periudhën afatmesme.

Banka Qendrore Evropiane njoftoi gjithashtu sot se një program i madh i blerjes së obligacioneve do të përfundojë më 1 korrik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat