Mali i Zi ngriu 44 prona të 34 shtetasve rusë

Evropë

Mali i Zi ngriu 44 prona të 34 shtetasve rusë

Më: 11 qershor 2022 Në ora: 13:02
Foto ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) të Malit të Zi njoftoi se ka ngrirë 44 prona të 34 qytetarëve rusë, sanksionet e të cilëve ishin vendosur më parë.

Në një deklaratë të qeverisë thuhet se sot kanë bërë “hapin e parë” në “vijën e përputhshmërisë 100 për qind të Malit të Zi me politikën e jashtme dhe të sigurisë të Bashkimit Evropian”.

“Për 44 pasuri të paluajtshme, Administrata për Kadastër dhe Pronë Shtetërore ka marrë vendime përkatëse të cilat kufizojnë disponimin me pronë në Mal të Zi për këta persona”, thuhet në njoftim.

Mali i Zi raportohet se është duke i përmbushur me vendosmëri detyrimet që i ka vendosur komuniteti ndërkombëtar për marrjen e masave shtrënguese ndaj Rusisë.

Ndryshe, Serbia është i vetmi vend i rajonit që nuk i ka vendosur sanksione shtetit rus.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat