Shtëpia fortesë me hekura në Greqi, prej 42 vitesh nëna mbante të bijën të izoluar mes katër mureve

Evropë

Shtëpia fortesë me hekura në Greqi, prej 42 vitesh nëna mbante të bijën të izoluar mes katër mureve

Më: 22 qershor 2022 Në ora: 08:57
Ilustrim

Një nënë ka mbajtur të izoluar në shtëpi për 42 vite të bijën.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në qytetin e Larisës në Greqi.

Sipas medieve greke askush në lagjen e gruas 76-vjeçare nuk e dinte se ajo jetonte në shtëpi me të bijën 51-vjeçare dhe se askush nuk ishte në dijeni se e moshuara kishte fëmijë, pasi ajo shfaqej gjithmonë e vetme nëpër lagje.

76-vjeçarja kishte krijuar një burg brenda shtëpisë për të bijën.

Dritare me hekura dhe dyer të mbyllura me zinxhirë, këto janë pamjet nga shtëpia burg, që u zbulua nga policia të shtunën e 19 qershorit.

Sipas burimeve e ëma ka mbajtur të bijën të izoluar, pasi ajo ishte autike dhe se nuk mund ta përballonte botën me çrregullimin shëndetësor që kishte.

Por si arriti policia te 51-vjeçarja, e cila që prej moshës 9 vjeçare nuk ka parë dritën e diellit me sy, pasi e ëma e ka mbajtur të burgosur në shtëpi.

Rasti tronditës u zbulua ditën që 76-vjeçarja ndërroi jetë, e cila ndërroi jetë në shkallët e shtëpisë së saj. Në banesë shkuan ur5fgjenca dhe policia ku gjetën brenda shtëpisë 51-vjeçaren që jetonte e burgosur mes katër mureve për 42 vite me radhë.

51-vjeçarja është gjetur në një ambient normal dhe të pastër, ndërsa sipas vlerësimeve të para, ajo i përket njerëzve që kanë nevojë për mbështetje, pasi duket se është në fazën e autizmit.

Synimi i mjekëve që e kanë marrë përsipër edhe i shërbimit social të bashkisë së Larisës është t’i përgjigjen shumë pyetjeve që kanë lindur, pasi si lagjja ashtu edhe mjedisi më i gjerë familjar e dinin të vërtetën.

Nënkryetari i Politikave Sociale të bashkisë së Larisës, Sotiris Voulgaris, tha për ngjarjen: “Që nga e shtuna kur u zbulua rasti vrapuam për të ndihmuar dhe mbështetur 51-vjeçaren që ndodhej brenda banesës.

Ne përpiqemi ta mbrojmë dhe të mësojmë prej saj gjithçka që ka ndodhur në shtëpinë e saj, në mënyrë që të kemi një pamje të qartë. Vajza është nën mbrojtjen dhe mbikëqyrjen e mjedisit të saj më të gjerë familjar. Të gjithë do t’i ndihmojmë që t’i sigurojmë asaj mbrojtje dhe cilësi sa më të mirë të jetës, siç e ofrojnë shërbimet sociale”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat