​Zjarr në Turqinë jugperëndimore, evakuohen mbi 270 persona

Evropë

​Zjarr në Turqinë jugperëndimore, evakuohen mbi 270 persona

Më: 23 qershor 2022 Në ora: 20:27
Ilustrim

Më shumë se 270 njerëz janë evakuuar pranë një resorti në Turqinë jugperëndimore për shkak të një zjarri që shpërtheu të martën dhe u përhap për shkak të temperaturave të larta dhe erërave të forta, tha sot ministri i Bujqësisë dhe Pyjeve Vahit Kirisci.

274 banorë duhej të largoheshin nga shtëpia ose vendi i punës, tha Kirişçi në Marmaris, një vendpushim popullor në provincën mesdhetare Mugla.

Deri më tani janë prekur afro 3000 hektarë tokë, tha Kirisci.

Zjarri fillimisht shpërtheu në Parkun Kombëtar Marmaris.

Një zjarr në pyll është ndezur edhe në provincën Kahramanmaraş në Turqinë juglindore, raporton TRT.

Verën e kaluar, zjarret e mëdha shkatërruan mijëra hektarë në të gjithë Turqinë, ndërsa brigjet e Egjeut dhe Mesdheut u goditën më rëndë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat