“Të vrava nënën!”/ Tronditëse! Burri masakron për vdekje gruan, merr vendimin e papritur më pas

Evropë

“Të vrava nënën!”/ Tronditëse! Burri masakron për vdekje gruan, merr vendimin e papritur më pas

Më: 24 qershor 2022 Në ora: 08:15
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Koukaki të Greqisë, ku një 53-vjeçar ka vrarë me thikë bashkëshorten e tij 46-vjeçare.

Pak pas orës 1:00 të mëngjesit, ai e ka goditur me thikë gruan, në banesën ku banonin në rrugën Matrozou dhe më pas është larguar, shkruajnë mediat greke.

46-vjeçarja është gjetur nga djali i saj 24-vjeçar i cili ka njoftuar policinë.

55-vjeçari pasi ka ka vrarë gruan e tij, ka telefonuar djalin e tij 24-vjeçar dhe i ka thënë: “Të vrava nënën!” . I riu ishte jashtë dhe po argëtohej kur babai i tij e telefonoi dhe i tha se kishte kryer krimin e tmerrshëm. Menjëherë, ai u kthye në shtëpi dhe u përball me tragjedinë e rëndë.

Ndërkohë, 53-vjeçari është larguar me makinën e tij në Palea Fokaia dhe ka tentuar pa sukses të bëjë vetëvrasje duke u rrëzuar nga ura.

Ai është gjetur nga autoritetet dhe aktualisht po trajtohet në spital.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat