Publikohen pamjet e sulmit në Norvegji, autori i armatosur hyn në lokal dhe fillon të qëllojë me breshëri…

Evropë

Publikohen pamjet e sulmit në Norvegji, autori i armatosur hyn në lokal dhe fillon të qëllojë me breshëri…

Më: 25 qershor 2022 Në ora: 11:32
Foto nga sulmi në Norvegji

Janë bërë publike pamjet e sulmit në një lokal natë në Oslo të Norvegjisë, ku duket se autori i armatosur hyn brenda dhe me breshëri qëllon drejt personave brenda.

Në video duken turmat e njerëzve që dalin me vrap të frikësuar nga ambienti i lokalit ku po qëndronin, pas të shtënave.

Ngjarja ndodhi rreth orën 01:00 të ditës së sotme, ku dy persona humbën jetën dhe rreth 20 mbetën të plagosur.

Policia ka arrestuar brenda pesë minutave autorin e ngjarjes, ndërsa nuk dihet ende se cili ishte motivi, megjithëse dyshohet për një akt terrorist.

Pamjet, KETU

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat